Pyetje deputetësh, Fronti akuzon Kasamin për shitje të tokës publike
Deputetët e Frontit Evropian...

Deputetët e Frontit Evropian me akuza ndaj kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, se ka shitur një parcellë publike në zemër të Tetovës, prej 2 986 metër katrorë, për 190 mijë euro.
Deputetja e Frontit Rina Ajdari nga foltorja e kuvendit pyeti zëvendës kryeministrin Izet Mexhiti për detaje.
“A e mbështetni këtë mënyrë të qeverisjes lokale që përmes falsifikimeve, manipulimeve dhe marrëveshjeve të errëta i fal pasuritë e qytetarëve shqiptarë? A jeni të vetëdisjëhm për faktin se këto veprime përbëjnë kapje të shtetit në nivel lokal.” – tha Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari.
Mexhiti: BDI ka shitur prona nëntokës serbe
Zëvendës Kryeministri Izet Mexhiti, tha se nuk ka informacion për një shitje të tillë të pronës publike dhe nuk kurseu akuzat për shitjet e tokave që ka bërë BDI në të kaluarën.
“Sipas informatave që kam, e vetmja tokë me përmasa të mëdha që është shitur në Tetovë, është shitur nëntokës serbe Daka Davidoviq, për të cilët u infiltruat në listat e zeza amerikane, jo vetëm që e keni shitur në mënyrë jo transparente, por keni sjellë një nëntokë problematike, korruptive, skandaloze pikërrisht në Tetovën tuaj.” – tha Zv.Kryeministri Izet Mexhiti.
Punësimet në Spitalin e Tetovës, Aliu: Do të punësohen më shumë se 155 veta
Nga Fronti Evropian ngritën dilema rreth konkursit për punësimet në spitalin e Tetovës, i cili do të favorizojë aplikues të tjerë duke përjashtuar punonjësit e spitalit, të cilët ndër vite presin për vendime pune.
Ministri i shëndetësisë i përgënjeshtroi deklaratat e tilla.
“Në fakt disa prej atyre janë të papunësuar me vite pasiqë nuk kanë qenë pjesë e BDI-së, kështuqë të tjerët kanë qenë të punësuar me kontratë në vepër që të vrapojnë pas juve dhe të ngjesin letra propaganduese për juve. Ju bind që edhe këto 155 edhe plus shum më shumë se sa aq, do të punësohen pasiqë ne kemi nevojë në shëndetësi për kuadër si motra medicinale dhe mjekë, pasiqë vërtetë e keni lënë shëndetësinë për mëkat.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Pyetje deputetësh, në fokus relacionet me BE-në dhe Bullgarinë
Socialdemokratët pyetën Ministrin e Transportit dhe lidhjeve nëse kanë aplikuar në BE për fonde të pakthyeshme për korridorin 10, për t’iu ikur borxheve të mëtejme.
Ministri tha se kjo është e pamundur, përderisa vendi është jashtë familjes së BE-së.
“Marrja e kredive nuk është për tu lavdëruar. Thoni se nuk mund të shfrytëzohen grantet evropiane, por kemi shembull Serbinë, e cila ëhstë në fazë të njëjtë të bisedimeve, ndërkaq shfrytëzon 600 milion euro për korridorin dhjetë.” – tha Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski.
“Përallat që përmenden në opinion se Maqedonia mund ta bënte korrdiorin me grant, janë të pavërteta. Do të mund nëse ndryshohen rrethanat, por në këto rrethana ne nuk do të ndalemi duke e zhvilluar shtetin.” – u shpreh Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
Nuk u anashkalua as kontesti me Bullgarinë, që sipas pushtetit është faj i opozitës të cilët kanë pranuar propozimin françez duke vënë në pikëpyetje identitetin dhe gjuhën maqedonase. (Meral Ismaili, TVM2)
