Ministria e Ambientit dhe Ambasada zvicerane, 7.5 milion franga për rrjetin e ujësjellësit
Shtatë komuna të vendit do të përfitojnë 7.5 milionë franga zvicerane...

Shtatë komuna të vendit do të përfitojnë 7.5 milionë franga zvicerane, nga marrëveshja për zbatimin e projektit, "Shërbime Publike Rezistente dhe Efikase në Maqedoninë e Veriut".
Prej këtyre mjeteve, 6.5 milion franga i siguron Zvicra dhe një milion franga do ti sigurojë minsitria e ambientit, ndërsa do të dedikohen për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit.
“Qëllimet e projektit janë të qarta, modernizimi i sistemeve të furnizimit me ujë, ulja e deficiteve teknike dhe financiare, rritja e efikasitetit të energjisë dhe përmirësimi i performncave të kompanive publike.” – tha Zv.Ministreja e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Ana Laskoska.
“Në nivel global, në raport me furnizimin dhe ujërat e zeza, shfrytëzohet diku 4 % nga energjia e përgjithsme elektrike konsumatore, por sipas komunitetit botëror energjetik dhe parashikimeve të tyre, kjo nevojë do të rritet edhe për 18% deri në vititn 2040. Prej këtu e kemi shumë të qartë se ndërmarrjet publike që merren me furnizimin e ujit dhe trajtimin e ujërave të zeza do të duhet të sigurojnë dyfish më shumë energji në periudhën e ardhshme.” – u shpreh Ambasadorja e Zvicrës, Beronik Uman.
Për shkak të infrastrukturës jo të mirë, rreth 60 % janë humbjet e ujit të pijshëm. Nga ana tjetër gjatë periudhës me temperatura të larta shumë qytetarë përballen me mungesë të ujit, prandaj pritshmëritë janë që mjetet nga marrëveshja e nënshkruar të përdoren për zgjedhjen e këtij problemi. (Abibe Qaili, TVM2)
