Kryetarja e Qytetit të Shkupit në brifing, Arsovska: 150 ndërtesa pa leje në Çair

31.07.2025 18:31

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska...

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në një brifing me gazetarët ka folur mbi akuzat e saja për ndërtimet pa leje në Komunlën e Çairit. Arsovska para gazetarëve prezantoi dokumentet për legalizim, të cilat sipas Arsovkës janë kërkesa të falsifikuara.

Ajo mohoi zërat se edhe në komunat tjera të Qytetit të Shkupit ka ndërtime të paligjshme. Përkatësisht, Arsovka informoi se në komunat tjera të vendit mund të ketë objekte individuale të palegalizuara, por jo edhe objekte kolektive siç janë banesat.  Gjithashtu Arsovska potencoi se për 150 ndërtime në komunën Çair nuk janë paguar as një euro taksa komunale.

Reagim ndaj akuzave për ndërtime pa leje, Ganiu: Do të ngre padi për shpifje ndaj kryetares

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, të mërkuren paralajmëroi se do të ngris padi penale për shpifje ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

"Për të gjitha këto akte, avokatët e mi po punojnë që të ngrihen padi për të pavërtetat që ajo po thotë. Gruaja e ndershme nga Qyteti i Shkupit po manipulon. Në Çair në vitin 2005, kur Izet Mexhiti u bë kryetar bashkie, kishte 13,000 ndërtesa të paligjshme ose mbi 75% e të gjitha ndërtesave në Komunën e Çairit ishin ndërtesa të paligjshme. Ne e zbuluam këtë. Dhe ajo shpesh e përdor se 13,000 ndërtesa të paligjshme ishin në kohën time. Nuk është e vërtetë që ato ndërtesa që u ndërtuan janë në tokë maqedonase. Çairi është 3 kilometra katrorë dhe pronësia i përket dikujt. Nuk ka tokë maqedonase ose ka shumë pak. Të tjerat, 150 ndërtesa që ajo shpall janë të pavërteta” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Përplasja mes pushtetit lokal të qytetit dhe atij komunal ka marrë një dimension të ashpër politik prej disa muajsh. 

Akuzat fillestare nga Arsovska erdhën pasi ajo publikoi fotografi dhe dokumente për, siç pretendon ajo, ndërtime në vijim pa leje në Çair, duke aluduar se komuna në mënyrë sistematike e toleron, madje edhe e mundëson ndërtimin e paligjshëm.

Nga ana tjetër, Ganiu në deklaratat e tij e vendos problemin në një kontekst më të gjerë, duke theksuar se ndërtimet pa leje nuk janë një fenomen i ri, por një problem i trashëguar nga e kaluara. (Ersan Pajaziti, TVM2)