Siljanovska falë disa të burgosur me rastin e 2 Gushtit
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova...

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova ka marrë vendim për faljen e disa të dënuarve me rastin e 2 Gushtit, festës kombëtare, “Ilindeni”.
Me vendim të presidnetes, katër të dënuar lirohen plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg, siç janë: Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës, Albert Tarzan Alievski nga Kavadari, Nikollçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova dhe Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkez.
Falje të pjesëshme, përkatësisht ulje të dënimit me burg, kanë marrë edhe katër të dënuar të tjerë: Emir Nadir Jonuzi nga fshati Sllatinë, Tetovë- 3 muaj, Kole Petre Talevski nga Manastiri poashtu 3 muaj, ashtu si edhe Çushkov Jordan Sasho nga Velesi. Ndërsa Ismaili Xhelal Jetmire nga Gostivari – 6 muaj.
Vendimi është marrë në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për Falje, bëjnë të ditur nga presidenca.
