QMK: Nuk ka zjarre aktive, zjarri problematik në Goten është nën kontroll

01.08.2025 12:34

Nga 13 zjarret në ambiente të hapura...

Nga 13 zjarret në ambiente të hapura gjatë 24 orëve të fundit, 12 janë shuar, ndërsa një është vënë nën kontroll, njoftoi këtë mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri i vënë nën kontroll është në territorin e Komunës së Berovës. Siç u shpjegua në deklaratë, bëhet fjalë për flakët në zonën e Malit Goten drejt Maleve të Maleshevës, dhe digjeshin pisha, ahu, pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi të ulët.
 
Zjarret e shuar ishin në territorin e Komunave Haraçinë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Kavadarci, Karbinci, Makedonska Kamenica, Radovish, Zhelinë dhe katër të tjerat në rajonin e Prilepit.
 
Në konferencën e djeshme për shtyp, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, apeloi për kujdes gjatë festave të Ilindenit, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre.