Gjendja me zjaret në vend, Angellov: Zjarr aktiv në Goten
Gjithsej 13 zjarre të regjistruara, prej tyre 12 tërësisht të shuara...

Gjithsej 13 zjarre të regjistruara, prej tyre 12 tërësisht të shuara dhe një nën kontroll të pjesërishëm. Ky është bilanci për 24 orët e fundit me gjendjen e zjarreve në vend.
Autoritetet e vendit informojnë se ekipet e përbashkëta të zjarrfikësve, armatës, policisë, vullnetarëve dhe punonjësve komunal gjatë gjithë ditës po mundohen ti mbajnë nën kontroll vatrat në malin Goten të cilët në mëngjes ishin lokalizuar, e më pas janë rindezur përseri.
“Mëngjesin e së premtës gjendja me zjarret paraqitet e qetë, por vazhdon herë pas here të shfaqen disa vatra aktive në malin Goten mes komunës së Berovës dhe Radovisiht. Mbrëmë vonë aty u evidentuan disa reshje të vogëla të shiut që nuk ishin të mjaftueshme për ta shuar tërësisht zjarrin. Këto vatra sot po mbikëqyren dhe mbi to intensivisht po intervenohet” – tha Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
Në shuarjen e vatrave në Goten edhe sot në terren vepron helikopteri “Bllek Hok” nga Çekia dhe dhjetra zjarrëfikës nga Sllovenia.
Në prag të shënimit të festave të Ilindenit, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe në rast se vërejnë zjarre mënjëherë t’i denoncojnë ato. Njëheri në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë e thirrur nga Presidentja Siljanovska - Davkova u diskutua edhe gjendja me zjarret dhe menaxhimin dhe organizimin institucional për përballjen më të mirë me stuhit e zjarreve. (Rexhep Qamili, TVM2)
