Mblidhet Këshilli i Sigurisë, temat kyçe, siguria, zjarret dhe eurointegrimi
Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova...

Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova mblodhi Këshillin e Sigurisë. Në rezidencën presidenciale me anëtarët e Këshillit për dy orë e gjysëm u fol për sigurinë në botë dhe ndikimi në rajon dhe vend, zjarret në vend dhe më gjerë, si dhe u këmbyen ide dhe qëndrime për eurointegrimet.
Është konstatuar se rajoni është stabil, ndërkohë nuk është anashkaluar as situata në Gaza.
“Nga fjalimet dhe debati, u konstatua se siguria rajonale është stabile gjithashtu edhe siguria e vendit është stabile, nën kontroll dhe nuk priten probleme dhe hamendje të sigurisë. Sa i përket asaj që po ndodh në Lindjen e afërt, qëndrimet janë të përbashkëta për nevojën për paqe. Unë nuk mund të them se kemi garanci të sigurtë për këtë, pasiqë e dini bisedimet po vijojnë, por edhe ndalen. Unë kam pritur angazhim më të madh të OKB-së.” – tha Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska - Davkova.
Presidentja theksoi se është konstatuar se zjarret janë nën kontroll. Qeveria ka informuar për instalimin e sistemit të parandalimit të zjarreve me ndihmën e kamerave dhe droneve për tu evidentuar rreziqet nga shpërthimi i tyre.
Ndërkaq sa u përket eurointegrimeve është konstatuar se vendi duhet të ju përmbahet reformave.
“U tha për zbatimin e pakos së ligjeve që kanë të bëjnë me prokuorinë publike, këshillit gjyqësorë, pagave të prokurorëve. U përmend edhe ligji për përfaqësim të drejtë, pasiqë tendencë e ministrisë së drejtësisë është që të dërgojë ligjet për mendim në komisionin e venedikut. Kjo është me rëndësi për zbatimin efektiv të ligjeve.” – u shpreh Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska - Davkova.
Kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht e ka cilësuar takimin si të zakonshëm. Në këtë seancë të dytë të Këshillit të Sigurisë, prezenet ishin edhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, Drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. (Meral Ismaili, TVM2)
