Kupat e UEFA-s, Berisha hero, pret dy penallti dhe shënon
Hacken është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të Ligës së Evropës...

Hacken është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të Ligës së Evropës, pasi eleminoi Anderlecht-it të Besnik Hasit. Pas 120 minutave lojë rezultati i përgjitshhëm ishte 2:2 dhe fituesi i ndeshjes duhej të vendosej përmes penaltive.
Nga pika e bardhë ekipi vendas u tregua i saktë duke i shënuar të katërta, ndërsa formacioni belg gaboi dy herë. Augustinsson dhe Vazquez gabuan përballë Etrit Berishës, i cili mori përsipër penalltinë e fundit, të cilën e ktheu në gol duke kualifikuar kështu Hacken në turin tjetër.
Rrahmani shënon gol për Sparta Pragën
Sparta Praga ka fituar 4:0 ndaj Aktobes së Kazakistanit për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra çeke u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5:2.
Albion Rrahmani kontribuoi në fitoren e thellë me një gol. Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 94-të, për rezultatin përfundimtar, 4:0.
Ai në lojë hyri në minutën e 71-të. Ermal Krasniqi qëndroi në stol te Sparta. (Safet Ademi, TVM2)
