Liga e Konferencës, 3 nga 6 ekipet shqiptare kalojnë në raundin e tretë

01.08.2025 20:02

3 nga 6 ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të Conference League...

3 nga 6 ekipet shqiptare që ishin pjesë e garave të Conference League kanë arritur që të kalojnë në raundin e tretë kualifikues. Kualifikimin e arritën Ballkani, Dinamo Tirana dhe Egnatia.

Ballkani arriti rundin e tretë pasi u nda baras me rezultat 1:1 në udhëtim te Floriana, e ku ngjashëm ndodhi edhe në Tiranë, ku Dinamo barazoi me Atletic Escaldes me rezultat 1:1.

E vetmja skuadër shqiptare që mbrëmjen e së enjtës fitoi dhe u kualifikua në raundin e tretë ishte Egnatia, ku e mposhti Dinamo Minskun me rezultat 1:0.

Nga garat në Ligën e Konferencës së UEFA-së, u eliminuan Prishtina, e cila humbi në penallti nga Larne, Deçiqi që u mposht me rezultat të përgjithshëm 6:2 nga Rapidi dhe Vllaniza që humbi me rezultat të përgjithshëm 5:3 nga Vikingur Reykjaviku.

Fitorja e Egnatias dhe barazimi i Dinamos në ndeshjet e kthimit të Ligës së Konferencës, i kanë vendosur vulën faktit që edhe të paktën për dy edicionet e ardhshme, Shqipëria do të përfaqësohet nga katër skuadra në kompeticionet e UEFA-s. (Safet Ademi, TVM2)