Liga e Konferencës, Vardari eliminohet me kokën poshtë në Lozanë
Vardari, skuadra e tretë që përfaqësonte vendin në Ligën e Konferencës...

Vardari, skuadra e tretë që përfaqësonte vendin në Ligën e Konferencës nuk ka mundur që të kualifikohet në Zvicër edhe pse udhëtonte me sigurinë se mund të bënte përpara me dy rezultate nga tre të mundshëm pas fitores që arriti një javë më parë në Shkup me shifrat 2-1.
Ekipi i Lozana Sport arriti mbrëmjen e kaluar që të përmbyste gjithçka duke e mundur 5-0. Skuadra vendase që nga minuta e parë e bëri të qartë se është e gatshme të shënojë fitore dhe kjo u dëshmua në 45 minutat e para kur tre herë tundën rrjetën e Vardarit.
Në pjesën e dytë “era e fortë” vazhdoi të fryejë në drejtim të portës së shkupjanëve. Ajdini në minutën e 55 të ndeshjes shënoi për 4:0, ndërsa rezultatin përfundimtar 5:0 në të mirën të zvicerianëve e vendosi Traore në minutën e 84 të ndeshjes.
Të gjitha ndryshimet e bëra nga trajneri Sedllovski, nuk përmirësuan imazhin e Vardarit.
Këta nuk kishin forcë ,por as thelësi taktike për tu kthyer në lojë dhe çdo gabim I mbrojtes së “kuqezinjve” dënohej nga futbollistët e Lozana Sport.
Pas humbjes nga Real Sosiedad 6:0, kjo është disfata e katërt më e thellë për Vardarin, q ëmë parë ka edhe dy humbje të tjera evropiane me 5:0. Kështu Vardari me rezultatin e përgjithshëm 6:2, eliminohet nga garat evropiane dhe këtu ju bënë shoqëri Rabotniçkit dhe Sileksit.
Në garat evropiane përfaqësues i vetëm i vendit mbetet vetëm kampioni aktual, Shkëndija, që do të luajë në kupat e UEFA-së, deri në dimrin e thellë të këtij viti. (Safet Ademi, TVM2)
