ASH e Selës do të garojë në tre komuna, nominon kandidatët për Strugë, Dibër dhe Haraçinë

01.08.2025 20:40

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët...

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela miratoi emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilët  do të garojnë në tre komuna.

Ilirjan Fetahu do të jetë  kandidat për komunën e Dibrës, Arsim Dalipi, kandidat për komunën e Strugës dhe Skender Isufi, kandidat për komunën e Haraçinës.

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të garojë në koalicion me Frontin Evropian, ku udhëheqës është BDI-ja, në këtë koalicion për zgjedhjet lokale është bashkuar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.