Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Shkëndija-Qarabag
Shkëndija këtë vit shkroi historinë...

Shkëndija këtë vit shkroi historinë më të lavdishme të klubit në garat europiane, duke u kualifikuar për herë të parë në rrethin e tretë të garës më prestigjioze europiane në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve.
Atje, Shkëndija do të has në një emër tjetër të njohur të futbollit europian, skuadrën azere të Qarabag, tek e cila në të kaluarën kishin milituar edhe futbollistë shqiptarë.
Ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë kundër Qarabag, skuadra tetovare do ta zhvillojë si vendas në Shkup me datë 5 gusht, ashtu që biletat, duke e parë të arsyeshme, i kanë nxjerrë në shitje që nga dita e sotme.
Çmimi për një biletë mbetet 300 denarë, ndërsa gjenden në online përmes rrjetit “mktickets.mk” duke filluar nga sot (e premte 1 gusht).
Ndeshja midis Shkëndijës dhe Qarabag do të zhvillohet të martën e 5 gushtit në arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në ora 20:00.
Vlen të theksohet se bileta do të shiten edhe ditën e ndeshjes në biletarinë e stadiumit më të madh në kryeqendrën tonë.
