Franca ndihmon banorët e Gazës, dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri
Pas Spanjës dhe Gjermanisë, edhe Franca...

Pas Spanjës dhe Gjermanisë, edhe Franca ka shpërndarë 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza për të ndihmuar banorët të cilët po përballen me një uri të madhe, njoftoi Ministri i Jashtëm Francez, Jean-Noël Barrot.
Diplomati më i lartë i Francës pranoi se kjo ndihmë ishte “e pamjaftueshme” për të përmbushur nevojat e popullsisë.
Barrot kishte përmendur “katër fluturime që transportonin nga 10 ton ushqim secili”, duke nënkuptuar se do të kryheshin katër rotacione.
Ndryshe, ndihmat humanitare nga ajri rifilluan të dielën, pasi ushtria izraelite njoftoi një pauzë në luftime.
Fluturimet e para nga ajri që shpërndanë ndihmën shumë të nevojshme u kryen nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë evropian që mori pjesë, e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe tani Franca, të cilat kanë krijuar të gjitha një “rrugë ajrore” përmes Jordanisë.
