LPFMV, java 1 starton me 8 gusht, për herë të parë do të luhet në 4 ditë të njëpasnjëshme!

02.08.2025 15:51

Edhe zyrtarisht data e 8 gushtit...

Edhe zyrtarisht data e 8 gushtit do të shënojë startin e sezonit të ri futbollistik 2025/26. Kështu për herë të parë në historinë e futbollit vendor, ndodh që edicioni i ri të startojë gjatë ditës së premte, ditë kjo e rezervuar për dy super derbi.

Fillimisht në ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e mëdha shqiptare, Shkëndija dhe FC Shkupi, derisa me fillim në ora 20:00, në arenën “Todor Proeski” do të përballen Vardari dhe Pelisteri.

Java e parë vazhdon më pas me ditën e shtunë, ku sërish do të kemi një përballje mes skuadrave shqiptare. Në Kumanovë, për herë të parë në historikun e tyre një ndeshje të Ligës së Parë do të zhvillojnë Bashkimi dhe Arsimi, dy skuadra këto që këtë vit u inkuadruan në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Ish kampionët e Struga Trim Lum sezonin e ri do ta nisin në shtëpi përballë Makedonija GJ.P.. Do të jenë pra këto dy ndeshjet e së shtunës, ndërsa e diela është e rezervuar për ndeshjen midis Tikveshit dhe Rabotniçkit në Kavadar.

Java e parë mbyllet të hënën me ndeshjen, Sileksi – AP Brera.

Sezonin e ri futbollistik në Ligën e Parë, për herë të parë do të aprovohet edhe sistemi VAR.

 

LPFMV – SEZONI 2025/26

E PREMTE

Kf Shkëndija

Ora 17:30

FC Shkupi

Vardari

Ora 20:00

Pelisteri

 

E SHTUNË

Bashkimi

Ora 17:30

Arsimi

Struga Trim Lum

Ora 17:30

Makedonija GJ.P

 

E DIEL

Tikveshi

Ora 17:30

Rabotniçki

 

E HËNË

Sileksi

Ora 17:30

AP Brera