Maqedoni

122 vjetorin nga kryengritja e Ilindenit, Davkova: Sinonim i lirsë, i drejtësisë dhe i barazisë

02.08.2025 14:17

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 2 gushti – 122 vjetori i Republikës...

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 2 gushti – 122 vjetori i Republikës e njohur si kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 në Krushevë edhe Ilindeni i dytë i vitit 1944 të KAÇKM-së ku u vendosën themelet e Maqedonisë së sotme.
 
Presidentja e vendit Gordana Siljanovska - Davkova në manifestimin qendror në “Meckin Kamen” të Krushevës përkujtoi se Ilindeni është thelbi i historisë maqedonase, zemra e republikës dhe shpirti i shtetësisë maqedonase. Me këtë rast ajo vlerësoi se Republika për ta, është sinonim i lirsë, i drejtësisë dhe i barazisë.
 
“Nuk guxojmë t’i harrojmë idealet e drejta të paraardhërsëve tanë që sot u përkulemi dhe i kremtojmë. Eshtë koha për praneverë të re të Republikës sonë maqedonase ku do të kthehemi rrënjëve tona. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët nga republika e tyre presin të paktën dy gjëra. Liri dhe Drejtësi. Nuk guxojmë të harojmë se parakushtet për të pasur janë sundimi i së drejtës dhe barazia para ligjeve. Nëse thirremi në manifestin e Krushevës patjetër të jemi besnik të atij manifesti që bashkëjetesa mes atyre që janë ndryshe ndërtohet vetëm përmes pranisë së drejtësisë. Andaj duhet të ç’rrënjosemi nga korrupsioni dhe krimi, ku askush nuk do të jetë i paprekshëm para ligjeve pavarësisht a është ish apo funskionarë, politikanë gjykatës apo afarist  aktual . Për ta arritur drejtësinë joselektive dhe në kohë, nevojiten reforma të përshpejtuara dhe të thella në gjyqësor, ndërsa ato fillojnë me kornizë ligjore evorpiane si dhe me funksionimin e standardeve evropiane në praktikë”, u shpreh presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska - Davkova. 
 
Siljanovska - Davkova paraprakishit para fillimit të festimit qendror, si dhe një delgacion nga Kuvendi i RMV-së, dhe delegacioni i Luftëtarëve të Maqedonisë vendosën lule te freskëta te varri i Nikolla Karevit në monumentin e heronjve në lokalitetin e quajtur “Silva”. 
 
Në manifestimin qendror “Meçkin Kamen” ishin të pranishëm edhe kori diplomatik, figura të ndryshme ushtarake si dhe përfaqësues të partive politike dhe qytetarë të ndryshëm. 
 
REXHEP QAMILI