Maqedoni

Personat me nevoja të veçanta, Berisha: Problem trasporti publik dhe trotuaret

02.08.2025 14:36

Personat me nevoja të veçanta e kanë të vështirë...

Personat me nevoja të veçanta e kanë të vështirë për të mos thënë edhe të pa mundur lëvizje nëpër qytetin e Shkupit. Ankesa vjen nga Shoqata e Personave me Nevoja të Veçanta “Mirësia”, nga e cila thonë se kanë vështërsi sidomos për të shfrytëzuar trasportin publik, por edhe lëvizjen e tyre me karroca pasi trotuaret janë të larta. 
 
“Problem tona jan të shumta gjithandej kemi pengesa, hasmi lloj lloj problemesh pika par qasje skemi qysh duhet nëpër aftobusa sdimos janë katastrof nuk kanë kunifar rregulli në pergjiyhsi nuk ju punojn ato dyshemet e shluara , kisha rast me hyp në aftobus dola me pa vozitësi  ja qita dorën nale se du me hyp në aftobus as qe më perfilli e prita gjysëm ore temperaturat ishin shumë të larta. Mos të flasim për tretuaret duhet patjetër napër rrugë duhet me dal në rrugë kryesore sidmos te ruga 26 korriku sen zhdryp se është shum lart troturi”, u shpreh krytari i shoqatës mirësia Abaz Berisha.
 
Berisha thekson nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për këtë kategori të qytetarëve. 
 
“Ju kemi ofruar karroca atyre që kanë pasur nevojë. Njerzit kanë nevojë për gjithçka. Sidomos kjo kategoria jonë, është pak edhe më e mndjeshme, mungojnë shum gjëra”, theksoi Berisha. 
 
Qëllimi i shoqatës është ti socializojë personat me nevoja të veçanta që të mos mbeten të mbyllur brenda katër muresh, thot kryetari Berisha, I cili bën të ditur se për këtë qëllim organozojnë seminare dhe pikniqe, si në qendrat rekreative në vend ashtu edhe në Shqipëri. 
 
ABIBE QAILI