Maqedoni
Të arrestuarit në Kumanovë: Filluan vizitat e familjarëve në burgun e Shutkës
18.05.2015 12:08
Famijarët e të arrestuarëve në Kumanovë, deri të premten mund të vizitojnë të afërmit e tyre që ndodhen tanimë dy javë në burgun e Shutkës...

Gjykata Themelore Shkupi 1, për shkak të fluksit të madh të vizitave në këtë burg, vendosi të shtyjë afatin e vizitave, nga dy sa ishte paraprakisht, në 5 ditë.
Avokati i të arrestuarëve në Kumanovë Naser Raufi, thotë se për të marrë leje për vizitë, familjarët e të arrestuarëve duhet të dorëzojnë fillimisht në Gjykatën Themelore çertifikatën e lindjes e të arrestuarit, pasaportën dhe të mbushin kërkesën për marrjen e lejes. Orari i vizitave në burgën e Shutkës fillon prej 9 e 30 deri më 16 e 30.
“Për sa i përket vizitat e familjarëve, në informuan se është e lejuar që vizitat në burgun e Shutkës, të realizohen gjatë gjith javës, prej të hënën deri të premten. Fillimisht ishin të caktuar për ditën e martë dhe të merkurë, por pasi që ka shumë fluks të vizitave në ato ditë, dhe ka shumë të burgosur, është lejuar gjithë java për vizita”, shprehet avokati i të arrestuarëve Naser Raufi.
Familjarët e 8 të arrestuarve thonë se të afërmit e tyre që ndodhen në burg janë keqtrajtuar nga forcat policore të Maqedonisë.
Babi i të arrestuarit Andi Krasniqi, vëllai i Esat Kafexholit dhe avokati Raufi, thonë se të arrestuarëve iu nevoitet ndihmë mjekësore urgjente.
“Për vizitën jemi të informuar. Kontakte personalisht ne nuk kemi patur me familjarët tonë të arrestuar, përveç avokatit. Ai na ka informuar se ata tmerrësishtë janë të maltretuar nga vendi i ngjarjes deri në burgun e Shutkës ku i kanë dërguar, ndoshta edhe tani, kur bisedojë ata janë duke u maltretuar. Derisa nuk do ti vizitojmë nuk dim gjë saktë. Ka prej atyre që janë të plagosur dhe nuk dijm a u është dhënë ndihma mjekësore apo jo”, shprehet babai i Andi Krasniqit, Skender Krasniqi.
“Po kanë dhe kanë pas nevoj për ndihëm mjekësore.Sipas rrethanave dhe informacioneve që kemi ata janë të maltretuar janë të rahur, janë pa kujdesje e askujt”, shprehet vëllai i Esat Kafexholi, Bedri Kafexholi.
“Gjendja sinqerisht është e tmershme mendoj që të gjithë të arestuarit duhej të jenë në spital e jo në burg. Mund të theme se të gjith ishin të keqtrajtuar duke filluar prej vendin e ngjarjes deri në stacionin policor. Më së shumti për të habitur nga përvoja ime 30 veçare është se ata janë të keqtrajtuar edhe në gjykatë, për rreth 2 orë e gjysëm”, shprehet babai i Andi Krasniqit, Skender Krasniqi.
Përfaqësues të ambasadës së Kosovës kanë vizituar të arrestuarit dhe kanë parë nga afër gjendjen e tyre.
REXHEP QAMILI
