Maqedoni

Përplasje për fondin shëndetësor, VLEN: Faton Ahmeti, simbol i keqmenaxhimit

02.08.2025 16:11

VLEN akuzon sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti...

VLEN akuzon sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti për keqmenaxhim gjatë periudhës sa ka qenë drejtor I FOndit për Sigurim Shëndetsor. 
 
Nga VLEN theksojnë se raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike.
 
Sipas VLEN-it sekretari i përgjithshëm I BDI-së Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar.
 
“Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën sulme kibernetike, Fondi i Shëndetësisë është shembulli më i qartë i shndërrimit të një institucioni vital në një çerdhe kaosi nga qeverisja e BDI-së. Kjo ka qenë fytyra e vërtetë e qeverisjes së BDI-së: klienteliste, arrogante dhe e papërgjegjshme”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
 
Përplasje për fondin shëndetësor, Ahmeti: VLEN i braktisi pacientët shqiptarë
 
Ndaj këtyre akuzave të koalicionit VLEN ka reaguar vetë sekretari i përgjithshëm I BDI-së Faton Ahmeti, i cili thotë se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, ndërsa akuzoi VLEN-in se ka braktisur pacientët shqiptarë. 
 
“Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Të sëmurët tanë janë lënë rrugëve, ndërkohë që VLEN-i hesht si palë bashkëfajtore. Në kohën kur BDI menaxhonte Fondin, institucionet frymonin shqip dhe i shërbenin çdo qytetari me dinjitet. Sot, nuk ka më as zë, as zëmër vetëm shërbim ndaj padronëve”, theksoi Ahmeti.
 
Ai përsëriti se BDI kërkon veting të thellë dhe të paanshëm për të gjithë që të shkulen me rrënjë ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale.
 
ERSAN PAJAZITI