Maqedoni
Maqedonia e Veriut, shënon 122 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit
02.08.2025 15:33
Me një varg ngjarjesh e manifestimesh Maqedonia e Veriut shënoi 122 vjetorin...

Me një varg ngjarjesh e manifestimesh Maqedonia e Veriut shënoi 122 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës si dhe 81 vjetorin e seancës së parë të KAÇKM-së.
Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit u mbajt në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen. Kryeministri Hristijan Mickoski dha mesazhin në shënimin e 2 gushtit duke e vlerësuar këtë datë jo vetëm si një kujtim historik, por edhe si simbol të sakrificës për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.
“Kjo ditë le të na kujtojë sakrificën që brezat e mëparshëm kanë bërë, në mënyrë që brezi ynë të mund ta ketë këtë që e kemi sot, një shtet të lirë dhe të pavarur, Maqedoninë. Le të na kujtojë sakrifica e tyre se çfarë shteti duhet t’u lëmë brezave që vijnë pas nesh. Një shtet me qytetarë të lumtur, një shtet të begatë. Një shtet që do të jetë atdhe për të gjithë, pa dallim përkatësie etnike. Kjo ditë le të bashkojë, kjo është një ditë për bashkim. Të festohet, le të jetë e përjetshme kjo ditë. Ta nderojmë me dinjitet”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit të vitit 1903.
Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karev shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë president i saj. Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.
ARMEND MURSELI
