Botë

Turqi: Bombë në selinë e partisë prokurde, 6 të lënduar

18.05.2015 12:18

Të paktën gjashtë persona janë plagosur në dy shpërthimet me eksploziv në zyrat e partisë Popullore Demokratike në Adana dhe Mersin...

Agjencitë turke bëjnë të ditur se gjashtë persona janë plagosur në zyrat e kësaj partie në Adana ndërkaq shefi i Policisë në Mersin, Rahmi Bashtug konfirmoi se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e hapësirave të partisë.
 
Shpërthimet kanë ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare në Turqi të caktuar për 7 qershor.