Maqedoni

“Muzeu i Lirisë”, plot artefakte nga historia shqiptare

18.05.2015 12:55

Çdo ditë e më shumë, “Muzeu i Lirisë” në Shkup, furnizohet me artefakte, relikte dhe me material muzeor...

Kohëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të dhuruar  artefakte me vlera kombëtare të krijuara në të kaluarën tonë të lavdishme, thekson Drjetori i “Muzeut të Lirisë ” Baki Halimi në ditën ndërkomëbetare të muzeumeve.
 
“Në muze janë të ekspozuara materiale nga periudha e Lidhjes së Prizrenit dmth në vitin 1878 e deri te vepra madhore e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare,  kryengritja shqiptare në vitin 2001 në Maqedoni. Jo rastësisht jemi përcaktuar që pikërisht në këtë godinë të vendoset muzeu për arsye se në këtë godinë kanë jetuar dhe  e kanë frekuentuar këtë shtëpi veprimtar të shquar të cështjes sonë kombëtare duke filluar nga Jashar Bej Shkupi, Emin Beu që ka marrë pjesë edhe në Kongresin e Manastirit për formësimin e Alfabetit të gjuhës shqipe”, shprehet drejtori i muzeut “Liria”, Baki Halimi.
 
“Muzeu I Lirisë, apo sic njihet në popull, “Muzeu I UÇK-së”, është i vetmi muze kombëtar shqiptar në Maqedoni dhe është mirë që të vizitohet, sepse  në këtë mënyrë do të njihemi nga afër me aretfakte  me vlera kombëtare, me piktura të dëshmorëve etj. Muzeu i “Lirisë” financohet tërësisht nga Komuna e Çairit.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI