Maqedoni
Kumanovë: Pickimet nga insektet, qytetarët, këshillohen për kujdes të shtuar
03.08.2025 14:51
Periudha e stinës së verës si dhe temperaturat e larta...

Periudha e stinës së verës si dhe temperaturat e larta që po shënohen këto ditë, janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak të pickimeve të insekteve të ndryshme e sidomos pickimet nga rriqërat, paralajmërojnë mjekët.
Komplikimet pas pickimeve të tilla janë më të zakonshme tek fëmijët, por që mbrojtja më e mirë është parandalimi.
Përveç mushkonjave, numri i pickimeve të rriqërave është në rritje, për të cilat pacienti duhet medoemos të kontaktojë menjëherë mjekun ose të këshillohet me dermatologët.
“Gjithnjë e më i madh është numri i pacientëve me pickime nga mushkonjat dhe rriqërat, shumë prej tyre tashmë kanë marrë terapi anti alergjike, mirëpo nuk kanë përmirësim megjithatë në princip më së miri është të intervenohet, sepse nëpër barnatore ka hallka të cilat kanë një aromë specifike, që ndihmonë në mbrojtjen nga insektet. Andaj preferohet që numri më i madh i fëmijëve kur në sipërfaqe të hapura ka numër të madh mushkonjash por edhe insekte të tjera ti bartin hallkat e këtilla sepse do të jenë të mbrojtur në kohën kur shërimi kërkon më tepër kohë”, theksoi, Dr. Lilijana Pandillovska, Kryeshefe e repartit të sëmundjeve të lëkurës pranë Spitalit të përgjithshëm Kumanovë.
Situatë më të komlikuar paraqet pickimi nga rriqërat, që është mjaftë evidente.
“Evidente është edhe paraqitja e pickimit të rriqërave, prandaj më së miri është që të paraqiten tek mjeku dhe të aplikohet “AT” mbrojtje, që të hiqet me kohë rriqëra e tutje të vazhdohet me terapi sistematike deri në shërimin e tërësishëm të lëkurës nga pickimi” theksoi, Dr. Lilijana Pandillovska.
Ndryshe komuna e Kumanovës deri më tani madje tri her ka kryer dezinsektimin nga qielli me avion kundër mushkonjave dhe rriqërave, mirëpo megjitthatë qytetarët edhe më tej po përballen me pickime nga këto insekte.
FATLUM AQIFI
