Maqedoni
Kaosi i trafikut në Tetovë, mungesa e parkingjeve sfidë për qytetarët
03.08.2025 15:10
Ardhja e mërgimtarve ka shtuar kaosin nëpër rrugët e Tetovës...

Ardhja e mërgimtarve ka shtuar kaosin nëpër rrugët e Tetovës, mungesa e parkingjeve vazhdon të jetë problem kyç në Tetovë. Edhe pse në çdo cikël zgjedhor premtohen parkingje të njejtat ngelin premtime në letër.
I pyetur për kët kaos i pari i Tetovs, Bilall Kasami, ka theksuar se jan duke punuar, për një zgjidhje afatgjate, dhe tha se gjat kësaj periudhe është e pa mundur të siguron parkingje për aq sa kanë nvojë qytetarët me ardhjen e mërgimtarëve.
“Ky problem na paraqitet në pikën e verës kur vinë mërgimtarët,dhe kjo zgjatë diku jo më shumë se një muaj. Ne nuk mund të planifikojmë vend-parkime për këto situata, por parashihet për 12 muaj” u shpre Kasami, kryetar i komuns s Tetovs”, u shpreh kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Kasami ka theksuar se janë duke bërë një studim që sipas tij, do të ketë zgjidhje për problemin me parkingjet në Tetovë.
“Ne jemi duke përgaditur studim për komunikacion dhe vendparkingjet në Tetovë. Nga momenti që do kemi draftin final të këtij studimi do të dalim dhe do ta prezantojmë para opinonit. Me këtë ne, në bazë të gjitha matjeve dhe analizave që janë bërë, do kemi një zgjidhje integrale me çka, pjesën më të madhe të problemit do ta zgjidhim. Në kuadër të atij studimi ne shkojmë hap pas hapi në krijimin e parkingjeve të reja. Problemi më i madh paraqitet në qendrën e qytetit, në zonën qendrore dhe në sezonin veror kur vin mërgimtarët, është e pa mundur të ndërtojmë aq parkingje sa ka nevojë në periudhën verore” theksoi kreu i Tetovës, Bilall Kasami.
Prndryshe, komuna e Tetovs ka lëshuar parkingje falas në disa obore të shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë ku qyteterat bashkë me mërgimtarët mund ti shfrytëzojnë.
VISAR SADIKI
