Maqedoni
Matoshi apel partive politike, kujdes me kandidaturat dhe temat e fushatës
03.08.2025 15:29
Prartitë politike janë drejtë finalizimit të kandidaturave si për kryetarë...

Prartitë politike janë drejtë finalizimit të kandidaturave si për kryetarë ashtu edhe për këshilltarë komunal, për zgjedhjet lokale të tetorit. Ndërsa njohësit e rrethanave politike u bëjnë apel partive që të kenë kujdes në përzgjedhjen e kandidaturave, por edhe në temat të cilat priten të preken në zgjedhjet lokale.
Profesori Universitar Ruzhdi Matoshi për TVM2 ka thekësuar se temat kryesore në programet partiake do të duhet të mbizotërojnë temat e decentralizimit, ajo e luftës së pa-kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe pasja e një plani gjeneral për zhvillimin e komunës përkatëse.
“Partitë politike konkretishtë në ofertat e tyre në zgjedhjet lokale të tetorit duhet të orientohen praktikishtë nëpikat e tyre programore se do ta vazhdojnë procesin e decentralizimit që njëherit është edhge obligim nga marrëveshja e Ohrit,por edhe obligim në aspektin e integrimeve, të luftojnë korrupsionin e cila është një penges e madhe në komunat tona që shoqëzohen me borxhet e mëdha të cilat I kanë komunat, një-kohësishtë edhe kontratat fiktive të cilat po hanë pjesën zhvillimore të pushtetit lokal, dhe të kenë një plan general për zhvillimin e pushtetit lokal, e I cili u mungon realishtë”, u shpreh profesori universitar Ruzhdi Matoshi.
Matosh poashtu shtoi se në garën për zgjedhjet lokale, shumë të rëndësishme do të jetnë kandidaturat.
“Sa I përket cilësis së kandidatëve, njëher duhet të jenë të zhvilluara profesionalishtë, pra të jenë të dëshmuar në aspektin e zhvillimit professional të tyre nga profesionet nga të cilat vinë, dhe njëkohësishtë duhet të kenë njohuri mbi punët publike,apo të kenë në CV e tyre në aspektin professional se kanë marrë pjesë në menaxhimin e punëve publike, dhe I njohin mirë aspektet buxhetore, aspektet institucionale, funksionimin e politikave publike, të cilat janë shumë të domozdoshme, pra thjeshtë resurset të cilat vet-iniciativën e kanë si rilikt zhvillimor professional, nga të cilët mund të presim shumë punë të mira”, theksoi Matoshi.
Zgjedhjet lokale është paraparë të mbahen në tetor, ndërsa kryeparlamentari Gashi pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve në dhjetë ditëshin e pare të muajit gusht.
FITIM KRYEZIU
