Maqedoni

QMK: Një zjarr aktiv, një nën kontroll, tetë janë shuar

03.08.2025 16:07

Ende nuk janë shuar të gjitha zjarret në vend...

Brenda 24 orëve të fundit në tërë teritorin e vendit tonë janë regjistruar gjithësej 10 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 8 janë shuar tërësisht, infomrojnë nga QMK, ndërsa vetëm zjarri në fshstin Strovija në komunën e Dollnenit rezulton të jetë aktiv.
 
Ekipet e përbashkëta të zjarrfiksëve,armatës, policisë, vullnetarëve dhe punonjësve komunal, poashtu  po e mbajnë nën kontroll edhe zjarrin në malin Goten nga ana e Berovës drejt maleve të Malishevës. Autoritetet e QMK-së shpresojnë se brenda ditës edhe ky zjarr do të shuhet tërësisht.
 
“Për momentin në vendin tonë janë aktive dy zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave njëra është nën kontroll dhe tjetra është plotësisht e shuar. Nën kontroll tani më e kemi në komunën e Dollnenit, ku atje po intervenojnë ekipet tona, ndërsa në malin Goten të komunës së Berovës, zjarri po shuhet tërësisht”, u shpreh drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
 
Në mesin e 8 zjarreve të shuara janë edhe ato në komunën e Kërçovës, Kumanovës, Likovës, Çashkës, Resnjës, Manastirit, Gjevgjelisë dhe të Strugës. Ditëve në fundit në shuarjen e vatrave në vendin tonë ishte kyçur  helikopteri “Bllek Hok” nga Çekia dhe  dhjetra zjarrëfikës nga Sllovenia që tashmë kanë konfirmuar se kanë mbaruar misioni i tyre. 
 
Autoritet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe në qoftë se vërejnë zjarre mënjëherë t’i denoncojnë ato.
 
Ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim vazhdimisht kanë theksuar se një pjesë e madhe e zjarrëve të regjistruara janë zjarrëvnie të qëllimshme, ku tashmë kjo drejtori ka dokumentuar disa raste, motive të cilët deri tani janë ende të panjohura.
 
REXHEP QAMILI