Maqedoni

Nominimi në zgjedhjet lokale, VMRO analizon kandidatin për Kërçovën

03.08.2025 16:26

VMRO – DPMNE po bën kalkulimet e fundit për nominime...

VMRO – DPMNE po bën kalkulimet e fundit për nominime, përfshi edhe komunën e Kërçovës. Shikohen mundësitë nëse në këtë qytet do të nxjerrin kandidatin e tyre apo do të mbështesin kandidatin e VLEN – it Fatmir Limanin edhe pse kryeministri Mickoski ka deklaruar se partija e tij do të nominoj kandidat. Qëndrimi pritet të definohet brenda ditëve.
 
“Bisedimet ende janë duke vazhduar sikurse procedurat brenda partiake në pjesën e komunave ku ende nuk I kemi nominuar kandidatët për kryetar të komunave, përfshi edhe Kërçovën, ashtuqë të presim të përfundojmë procedurat brenda partisë dhe do të dalim me qëndrim përfundimtarë”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO – DPMNE.
 
LSDM për dhjetë ditë publikon emrat, partitë shqiptare drejt finalizimit
 
Edhe social demokratët për dhjetë ditë do të dalin me lista definitive, në të cilat thonë se do të gjenden emra të afirmuar të partisë.
 
“Dhjetë ditët e ardhshme duhet të mblidhet komiteti ekzekutiv i partisë dhe kuptohet se do ti publikojmë edhe kandidatët e tjerë të mbetur. LSDM është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në garë do të jenë shum emra autentikë, të cilët janë anëtarë të LSDM-së dhe do të godasim për rezultate pozitive në të gjitha komunat”, theksoi nënkryetari LSDM-së, Metodija Ilievski.
 
Me nominime të pjesshme kanë dalë edhe koalicioni VLEN dhe BDI. Në pjesën e parë të gushtit pritet ti thonë të gjitha emrat. BDI deri më tani ka publikuar emrat e kandidatëve për komunën e Çairit, Tetovës dhe Zhelinës, ndërkaq koalicioni VLEN ka shpalosur kandidatët e tetë komunave.
 
Ndërkohë që dy krahët e ASH-së kanë kumtuar të gjitha kandidaturat e zgjedhjeve lokale. Sela garon në tre komuna ndërkaq Taravari në katër.
 
MERAL ISMAILI