Botë

Uria në Gaza: Fëmijët në rrezik, prindërit luftojnë për ushqim

03.08.2025 16:45

Banorët e Gazës me ditë të tëra po luftojnë për të sigurur ushqim...

Banorët e Gazës me ditë të tëra po luftojnë për të sigurur ushqim për vetën dhe fëmijët e tyre për të mbajtur gjallë shpirtat e tyre, nga lufta e cila tashmë po merr mijëra jetë njerëzish. Uria vretë njësojë si bombat dhe këtë e dëshmoi edhe analiza e fundit e OBSh-së ku thuhet se një nga tre banorë në Gazë, po shkon drejtë vdekjes nga uria.   
 
Fëmijë tejëmase të uritur, të pafuqishëm, me peshë të përgjysmuar  dhe me shëndet të dobësuar. Këto fotografi tashmë janë dëshmi e mjaftueshme për gjendjen e fëmijëve në Gaza. Prindërit e tyre, nuk e dijnë se cili do të jetë fati i tyre, andaj kërkojë ndihmë urgjente. 
 
“Gjendja shëndetësore e fëmijëve të mi është e përkeqësuar. Ata vuajnë nga uria. Nuk mund tua përmirësojë gjendjen e tyre. Jusufi para fillimit të luftës ka peshuar 14 kilogram, ndërsa tani 9. Amiri kishte 9, e tani peshon vetëm 5 kilogram”, u shpreh prindi nga Gaza, Samah Matara.  
 
“U nevojitet qumsht dhe tu ndrohen vazhdimisht pelenat e tyre pasi që vuajnë nga diarea. Janë të sëmurë, dhe natën shumë pak flejnë. Poashtu kanë nevojë edhe për barna, por askush nuk është duke i sjellur, ndërsa fëmijët qajnë pa ndërperje 24 orë në ditë”, theksoi prindi nga Gaza, Omnja Mahra.
 
Urinë si “armë” dhe si kundërpërgjigje, mesa duket po e shfrytëzojnë edhe palestinezët,shkruajnë sot mediat botërore, pasi që Hamasi kohë më parë publikoi disa fotografi dhe video tëpengjeve irzaelite të uritur, duke shkaktuar revolt të madhe në shoqerinë irzraelite. Për këtë arsyje, në protestat e fundit në Telaviv u kërkua armëpushim urgjent në Gazë dhe lirimi i pengjeve të tyre.
 
“Ndihma humanitare që arrijnë në Gazë duhet patjetër të mbërijë edhe te pengjet, nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë Hamasi ta kontrollojë jetën dhe vdekjen me këtë sjellje barbare”, u shpreh vëllau i një pengu izraelit Ilaj David.
 
“U takova me përfaqësuesin amerikan Stiv Witkov duke me shikuar në sy dhe duke më thënë, tani është faza e fundit, ose do ti kthejmë të gjithë ose asgjë”, theksoi  i ati i një pengu izraeilit Mishel Iluz.
 
Protesta masive për mbështetjen e popullit palestinez u mbajtën edhe në kryqytetin Australian, ku mijëra qytetarë u ndaluan te ura në Sindjej për të kërkuar ndërperje urgjente të luftës. 
 
REXHEP QAMILI