Botë

Aksident masiv në Gjermani: Përshihen 14 automjete, disa persona të lënduar

03.08.2025 17:29

Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë...

Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it.

“Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnë mediat.

Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.

Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.