Ekonomi

Benzinat lirohen për 1,5 denarë, ndërsa dizeli shtrenjtohet për 0,5 denarë

18.05.2015 13:53

Benzinat prej mbrëmë në mesnatë janë liruar për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli shtrenjtohet për 0,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë...

Benzina EUROSUPER BS-95 do të shitet për 70,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 72,50 denarë për litër.
 
Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 58,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 46,50 denarë për litër.
 
Për 0,75 denarë lirohet mazuti M-1 HC dhe do të shitet për 28,934 denarë për kilogram./mia