Maqedoni
Në vend ulen temperaturat, Memedi: Pritet të ulet numri i pacientëve me sëmundjen e barkut
04.08.2025 14:30
“Ndryshimet e temperaturave, sidomos ato ekstreme...

“Ndryshimet e temperaturave, sidomos ato ekstreme, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë goditje nga i nxehti, dehidrim, përkeqësim të sëmundjeve kardiovaskulare dhe frymëmarrjes, ndërsa temperaturat e ulëta lidhen me rritjen e infeksioneve respiratore dhe komplikime tek personat me sëmundje kronike”.
“Me rënien e temperaturave rritet edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, ku edhe pse kishim në këtë periudhë kur ishte koha e nxehtë me shkuarjen e fëmijëve nëpër pishina nëpër liqene kishim edhe rritje të numrit të pacientëve me virusin e barkut,ku kishin simptome me jashtqitje,me vjellje dhe temperaturë. Në këtë kohë varet edhe tek përgaditja e ushqimit që shumica e fëmijëve mund të marrin edhe helmime nga ushqimi që nuk janë të përgaditura si duhet dhe vie deri tek këto simptome .Me uljen e temperatuarve nuk besoj që do të kemi edhe fluks të madh të pacientëve sepse presim të stabilizohen temperaturat dhe të ulet numri i pacintëve me virus të barkut”, u shpreh pediatri Harkan Memedi.
Mjeku pediatër Harkan Memedi rekomandon pacientët q ënë rast të simptomeve të para të vizitojnë mjekun amë.Të kenë kujdes në rast të temperatuarave të larta të respektojnë rekomandimet e mjekëve ,të hidratohën sa më shumë me ujë dhe lëngje,të ushqehen me frutat dhe perimet sezonale.
VLORA LATIFI TOPOJANI
