Maqedoni

Mickovski: Analizohen masa për produktet shkollore

04.08.2025 14:49

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka bërrë të ditur se Qeveria...

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka bërrë të ditur se Qeveria e vendit është duke planifikuar sjelljen e masave që lidhen me shportën për produktet shkollore, edhe atë para fillimit të vitit të ri shkollor, por nuk precizoi se si do të duket kjo masë.
 
Ai tha se po shqyrtohen disa koncepte për çmimet në tregje, si dhe mundësi ligjore për të sanksionuar ato subjekte që kanë rritur në mënyrë drastike çmimet në periudhën e kaluar.
 
“Po i analizojmë disa koncepte, dhe mund të them me se me siguri do të ketë masa të cilat kanë të bëjnë me shportën shkollore, dhe për momentin po i monitorojmë çmimet në këto dy muaj e shkuar, dhe të njëjta çmime mos të rriten masi të vendosen masat, apo para fillimit të vitit shkollor. Sepse e kanë potencuar rritja e çmimeve nga ana e shitësve, në një kohë të caktuar të disa produkteve, do të përballen me reagimin e ashpër të Qeverisë. Dhe tani jemi duke i parashikuar edhe xhobat të cilat do të shqiptohen për ato shitës të cilët në mënyrë spekulative rrisin çmimet”, u shpreh kryeministri i vendit Hristijan Mickoski. 
 
Çmimet e produkteve ushqimore, Durmishi: Analizohen masa të përhershme
 
Sa i përket çmimeve ushqimore sipas Mickovskit po analizohen çmimet gjatë këtyre dy muajve pas përfundimit të masave .Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi në një deklaratë për Servisin Publik, ka thekësuar se të gjitha masat të cilat i kanë sjellë, kanë qenë masa të përkohshme, ndërsa tani po analizohet që të sillen masa të përhershme. 
 
“Të gjitha këto masa të cilat i kemi sjellur kanë qenë masa të përkohshme, dhe të gjitha këto masa kanë qenë me qëllim që tju dilet në ndihmë qytetarëve, në një kohë të caktuar të vitit. Ndërsa tani po punojmë për sjelljen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate, ku fokusinj kryesor e kemi tek Ministria e Bujqësisë, ku do të përkrahim bujqit për prodhimin e sa më shumë produkteve bujqësore, dhe me këtë në mënyrë indirekte do të ndikojmë në uljen e çmimeve, dhe në inflacionin në tërrësi”, theksoi ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.
 
Nga ana tjetër Enti Shtetëror i Statistikave ka dalë me të dhëna të reja, ku ka bërrë të ditur se në qershor çmimet me pakicë shënuan një rritje vjetore prej 3.7 përqind, dhe inflacioni u rrit me 4.5 përqind.
 
FITIM KRYEZIU