TEKSAS

Përleshje mes motoçiklistësh në Teksas, 9 të vrarë

18.05.2015 14:50

Policia e Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se 9 persona janë vrarë gjatë përplasjes me armë mes dy bandave rivale motoçiklistësh...

Incidenti ndodhi mbrëmë në hapësirën tregtare në qytetin Vako. Policia tha se të gjithë personat e vrarë ishin pjesëtarë të bandave të motoçiklistëve, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital, me plagë nga therrja me thikë dhe të shtënat. Së paku 100 persona janë arrestuar për tu marrë në pyetje.