Maqedoni

Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli dhe vaji ekstra i lehtë

04.08.2025 16:32

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë...

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnatë shtrenjtohen benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa lirohet EURODIZEL dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një-denar.
 
Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë, 77 denarë do të kushtojë litri i EUROSUPER BS-98, ndërsa nga 69,50 denarë EURODIZEL dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri.Rritet edhe çmimi i Mazutit, për 0,533 denarë për kilogram dhe kilogrami do të kushtojë 39,945 denarë.
 
Me vndim të KRRE-së, bëhet rritjae çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,24 për qind n raport me vendimin e 28 korrikut 2025.