IRAK

Njësitet paraushtarake shiite sulmojnë Ramadin

18.05.2015 15:06

Qeveria irakiane ka nisur njësitin paraushtarakë shiitë drejt Ramadit të marrë të dielën nga militantët e Shtetit Islamik...

Rënia e qytetit të rëndësishëm në duart e ISIS-it kushtoi, rezultoi me rreth 500 të vrarë. Përballë ofensivës së xhihadistëve, trupat qeveritare u tërhoqën duke braktisur pozicionet e tyre në Ramadin e ndodhur 112 km në perëndim të Bagdadit.

Sipas zyrtarëve rajonalë, edhe shumë banorë të kryeqendrës së provincës së Anbarit, kanë nxituar të largohen prej andej, të tmerruar nga ideja e afrimit të luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Uashingtoni megjithatë duket i bindur se situata mund të përmbyset. Shefi i diplomacisë amerikane Xhon Kerry është shprehur i bindur se tani që grupet paraushtarake po dërgohen në zonë, ditët në vijim me të gjithë gjasat do të sjellin ndryshime të mëdha.

Milicët shiitë, të njohur edhe si Hashid Shaabi, apo Mobilizimi Popullor, ishin forca kyçe në marrjes së qytetit strategjik Tikrit nga duart e organizatës ekstremiste. Por SHBA-të dhe vende të tjera ngurrojnë angazhimin e këtyre trupave të mbështetura nga Irani.