Maqedoni
Tetovë, regjistrohte tërmet prej 2.7 ballësh
04.08.2025 18:27
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë në rajonin e Tetovës...

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë në rajonin e Tetovës, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Sipas kësaj qendre Sizmologjike tërmeti u regjistrua në orën 16:14 minuta, 5 kilometra në jug-juglindje të qytetit të Tetovës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundje të tokës pati edhe në Shqipëri, ku epiqendra ishte 9 kilometra në veri perëndim të Tiranës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë, teksa thellësia fokale ishte 15 kilometra.
