Zjarr i madh mbrëmë në Veles, është djegur fabrika "Aronia"
05.08.2025 09:01
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në Veles...

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në Veles, ndërsa tymi i bardhë gjatë natës u ngrit mbi pjesën e re të qytetit. Siç informuan nga NJTZ Veles rreth mesnatës për MIA-n, pas orës 22 është raportuar zjarr në fabrikën për ushqim të shëndetshëm “Aronia” në zonën industriale të Velesit në pjesën e re të qytetit, e cila është pjesë e kompanisë “Mirana” për margarinë dhe prodhime tjera ushqimore.
Në shuarjen e zjarrit menjëherë janë përfshirë më shumë zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse, ndërsa për ndihmë arriti edhe cisterna me ujë e NKP “Dërven”.
Informacionin për zjarrin në fabrikë e konfirmoi edhe drejori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
“Ka zjarr në fabrikën ‘Mirana’, në vendngjarje është NJTZ Veles, nuk ka informacione për persona të lënduar”, informoi Angelov.
Në pyetjen e MIA-s nëse ekziston rrezik për objektet e tjera, ai u përgjigj se nuk ka informacione të tilla.
Sipas QMK-së, në Veles tek blloku industrial, në zjarr u përfshi fabrika “Mirana”, ndërsa pas kërkesës në NJTZ Veles u ndal rryma në fabrikë.
Fabrika në të cilën mbrëmë shpërtheu zjarri, është në afërsi të ish fabrikës për talk “Dimçe Mirçev” në pjesën e re të Velesit.
