Nota mesatare 3.69 nga matura shtetërore në afatin e provimeve në qershor
Nota mesatare e suksesit nga testimi...

Nota mesatare e suksesit nga testimi në dy provimet eksterne të maturës shtetërore është 3.69.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniella Jovçevska – Mihajllovska në konferencë për media i publikuan rezultatet e afatit të provimeve të qershorit në të cilin ishin paraqitur 15 004 maturantë nga të gjitha llojet e arsimit (gjimnaz, profesional, artistik) dhe në të gjitha gjuhët e mësimit. Rreth 3 për qind nuk kishin ardhur në provime.
Janevska shprehu kënaqësi që suksesi është më i madh nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.26 dhe se nuk ka pasur shumë kopjime. Siç tha, 172 kanë bërë përpjekje të kopjojnë dhe ta “tejkalojnë” sistemin.
