QMK, shuhen të gjitha zjarret në vend, rrufeja dogji fabrikën në Veles
Janë shuar të gjitha zjarret aktive në vend...

Janë shuar të gjitha zjarret aktive në vend. Qendra për Menaxhim me Kriza informon se brenda 24 orëve të fundit janë shuar të gjitha 11 zjarret më herët të regjistruara në ambiente të hapura.
Kjo u arritë falë intervenimit të ekipeve të përbashkëta dhe reshjeve të shiut gjatë mbrëmjes së të hënës dhe mëngjesin e së martës ku u arritë të lokalizohen vatrat aktive.
Por me sa duket rreshjet e rëmbyeshme në disa vende të shoqeruara me vëtetima dhe rrufe të shumta, paprimtas shkaktuan zjarr në një fabrikë për produkte ushqimore në Veles.
Nga SPB Veles informojnë se falë intervenimit të shpejtë të zjarrëfiksëve, zjarri është shuar tërësisht, ndërsa informacionet fillestare policore tregojnë se zjarri mund të jetë i shkaktuar nga rrufeja.
Në këtë fabrikë tani më janë djegur depotë për ambalazhimin e plastikave, frigoriferë dhe gjësende tjera.
“Me datë 04.08.2025 rreth orës 22:20 në SPB Veles është denoncuar se në fabrikën për produkte ushqimore është shkaktuar një zjarr. Të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse në Veles. Në ndërkohë SPB Veles është duke kryer inspektimin në terren” – tha Zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.
“Zjarrin në këtë fabrikë ne arritëm ta lokalizojmë rreth orës 4 të mëngjesit, që nënkupton se rreth 6 orë na u desht për ta shuar tërësisht, pasi që zjarrin e hasëm në formë të zhvilluar, ku me intensitet të madh digjeshin gjësendet plastike dhe disa makineri të ushqimit” – deklaroi Dimçe Jovanov nga Njësia territoriale e zjarrfikësve në Veles.
Pavarësisht qetësimit të përkohëshëm të zjarreve në vend, autoritetet e vendit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesës së mbetur të stinës së verës dhe në qoftëse se vërejnë zjarre aktive, mënjëherë t’i denoncojnë ato.
Ditë më herët përfaqësuesit e NP “Pyjet e Maqedonisë” informuan se deri më tani janë djegur mbi 10.000 hektarë tokë në zonat malore, dëmet e të cilave ende janë duke u përllogaritur nga autoritetet e vendit, ndërkohë ministri i mbrojtës paralajmëroi se ka filluar procedura për sigurimin e helikoperëve të ri italian të cilët do të jenë ndihmësë për shuarjen e zjarrëve të ardhëshme. (Rexhep Qamili, TVM2)
