Ambasada e Japonisë vjen me një donacion të ri për Klinikën e fëmijëve

05.08.2025 13:54

Në ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve...

Në ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve sot do të bëhet pranim-dorëzimi i rentgen aparatit të ri mobil, donacion nga Ambasada e Japonisë.

Siç kumtuan nga Klinika për fëmijë, në këtë ngjarje do të merr pjesë ambasadorja e Japonisë, Setsuko Kavahara, sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Besim Memedi, si dhe ekipi menaxhues dhe mjekësor i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, i udhëhequr nga drejtori Rexhep Memedi.

Nga Klinika shtojnë se kjo ngjarje paraqet një hap tjetër përpara në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël.