Sinoptikanët: Vendi kaplohet nga moti jostabil, të enjten pritet rritje e temperaturave
Prej të hënës vendi është kapluar nga moti jo stabil...

Prej të hënës vendi është kapluar nga moti jo stabil me të reshura të shiut dhe breshërit, erëra te fuqishme dhe bubullima, bëjnë të ditur nga drejtoria për punë hidro metereologjike.
Sipas metereologëve, sasia më e madhe e shiut është regjistruar në Kriva Pallankë ku kanë rënë 91 litër shi për metër katrorë, 68 në Vinicë, 46 në Berovë, 43 në Gjevgjeli, 27 në Prilep dhe Veles, 17 litra në Shkup, 16 litra në Tetovë dhe nën 10 litra në pjesën tjetër të vendit.
Moti edhe sot do të jetë i ndryshueshëm dhe jo stabil, thonë sinoptikanët.
“Që nga orët e hershme të mëngjesit kemi paraqitje lokale të motit jo stabil me rreshje të shiut dhe bubullima. Në orët e pasdites pritet të kemi procese më intensive të motit të keq, me rreshje të shiut, bubullima, erë e fuqishme dhe në zona të caktuara edhe breshër. Temperatura e ditës është prej 22 deri në 26 gradë celsius. Edhe në Shkup moti në orët e pasdites do të jetë jo stabil me reshje të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura maksimale do të jetë deri në 25 gradë.” – tha Juliana Fidanovska – Mishkoska nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Të mërkuren do të mbretëroj mot me diell, me kushte për reshje të shiut në pjesën veriore të vendit. Meteorologët bëjnë të ditur se do të kemi edhe rritje të temperaturave nga 27 deri në 35 gradë.
Nga dita e enjte moti do të jetë stabil me diell dhe rritje të temperaturave të ditës, të cilat gjatë uikendit do të shënojnë nga 30 deri në 39 gradë celsius. (Abibe Qaili, TVM2)
