Maqedoni

Kuvend, konkurs për zgjedhjen e kryetarit të KSHPK-së

05.08.2025 14:54

Në pajtim me nenin 68 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Në pajtim me nenin 68 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflilktit të Interesave, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendimin për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit.
 
Siq thuhet në Konkursin publik të shpallur nga ana e Kuvendit, Kryetar i Komisionit Shtetërorë mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte.
  
“Kandidatët e interesuar duhet që dokumentet në origjinal ose kopje të noterizuar nga noteri, ti dorëzojnë  në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda dhjetë ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut". Të kenë arsim të lartë në fushën e shkencave juridike,  ose arsim të lartë me të paktën 240 kredi  në fushën e shkencave politike, të komunikimit ose ekonomike. Të ketë të paktën dhjetë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë, nga të cilat të paktën tetë vjet përvojë pune në fushat e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të së drejtës ose qeverisjes së mire. të mos ketë qenë deputet në Kuvend apo anëtar i Qeverisë , të mos ketë qenë donator i një partie politike ose të mos ketë ushtruar funksion në organet e partisë politike”, u shpreh konkursin publik të shpallur nga ana e Kuvendit, Kryetar.
 
ISH kryetarja e KSHPK-së Ivanovska, shpallja e zgjedhjeve vëshitëson punën e KSHPK-së 
 
Ish Kryetarja e Komisionit Shtetërorë për parandalim të korrupsionit Biljana Ivanovska, për Servisin Publik ka thekësuar se afati kohor I shpalljes së zgjedhjes dhe shpalljes së Konkursit, në masë të madhe e vështërëson punën e këtij Komisioni. 
 
“Gjithcka që ka ndodhur gjatë muajve të kaluar e kanë rrënuar në masë tëmadhe kretibilitetin e këtij Institucioni, posaqërishtë në këtë periudhë kur ky Institucion duhet sy celë  ti ndjek më vëmendje procesin e zgjedhjeve lokale. Ti ndjek lëvizjet e partive politike, ta ndjek shfrytëzimin e resurseve shtetërore, por në këto rethana do të jetë shumë vështirë”, theksoi ish kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Siç thuhet në informacionin nga Kuvendi , periudha e aplikimit do të zgjasë 10 ditë, dhe pastaj për përmbylljen e fazave tjera do ti kenë 23 ditë, nëse nuk shkurtohen datat mund të pritet që e njëjta të lihet, sepse në fillim të muajit gusht Kuvendi mund ti shpallë zgjedhjet lokale. 
 
Kuvendi  miratoi  projektvendim për të publikuar një njoftim publik për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi ish-kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, dha dorëheqjen pas akuzave të Prokurorisë për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe akuzave për dy vepra penale: për zbulimin e një sekreti zyrtar ish-drejtorit të TEC-it të Negotinës, Nebojsha Stojanović, i akuzuar në "Aditiv", dhe për falsifikim kompjuterik.
 
FITIM KRYEZIU