Maqedoni
Sjelljet devijuese të të rinjëve në Tik- Tok, MPB: Identifikon shkelësit e ligjit
05.08.2025 15:30
As 24 orë nuk u zgjati “lumturia” dhe “shikueshmëria” këtyre të rinjëve...

As 24 orë nuk u zgjati “lumturia” dhe “shikueshmëria” këtyre të rinjëve të cilët ditë më herët vendosën të bëjnë një video tik-tok tejet të rrezishme duke vozitur atomjetin e tyre në mënyrë të tërbuar, nëpër bulevardet e kryqytetit.
Pavarësisht se automjeti i tyre të postuar në rrjetet sociale ishte pa targa, MPB arriti të identifikojë 19 vjeçarin i cili qëndronte në pjesën e sipërme të këtij automjeti dhe 3 persona të tjerë , të cilët mendonin se përmes kësaj videoje do të bëhen viral në rrjetet sociale. Ndaj tyre MPB ngriti kallëzime penale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti që i shtyu të rinjtë ta bëjnë këtë veprim.
“MPB informon opinionin se pas publikimit të videos në rrjetet sociale mënjëherë janë ndërrmarë masa dhe aktivitete dhe personat në fjalë janë identifikuar, është kryer biseda me secilin prej tyre veçmas, dhe kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Ligjin për Automjete”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Goce Andonovski.
Nga MPB- ja thonë se nuk do të tolerojnë asnjë sjellje deviante nëpër rrugët e vendit tonë, dhe secili që do të vendos të cënojë sigurinë në komunikacionin rrugor do të përballet me ligjin.
Por pavarësisht kësaj, njohësitë e mirë të dukurive negative siç janë psikolog dhe sociologë tashmë një kohë të gjatë janë të shqetësuar për pasojat të cilët sjelle përdorimi i tepërt dhe i pa kontrolluar i internetiti dhe rrjeteve sociale, e në veçanti tek të fëmijët.
Një pjesë e madhe e tyre janë të mendimit se në parandalimin e kësaj dukuri negative, nevojitet qasje dhe veprim gjithpërfshirës jo vetem institucional, por edhe nga ana e prindërve - mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë social. Në të kaluarën një adoleshente humbi jetën teksa xhironte video tik toku në hekurudhat e vendit tonë.
REXHEP QAMILI
