Maqedoni

Pajaziti me thirrje për institucionet vendore, kryesit të marrin dënimin e merituar

05.08.2025 16:06

Fyerjet e rënda nacionaliste të një tifogrupi maqedonas...

Fyerjet e rënda nacionaliste të një tifogrupi maqedonas në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë sipas Sociologut Ali Pajazaiti, paraqet një kubës në kontinuitetin e urrejtjes dhe albanofobisë së instaluar nga institucionet e vendit, e deri tek qytetari I thjeshtë.
 
Pajazitit për TVM2 ka thekësuar se këto thirrje të ilat dalin në pah, e minojnë bashkëjetesën e cila proforma është synuar të ndërtohet veqanatrishtë pas marëveshjes së Ohrit.
 
“Kjo tregon se neve jetyojmë pranë njëri tjetrit, dhe jo njëri me tjetrin, kjo tregon se neve po eksperimentojmë me bashkëjetesën, ndërsa përceptimi I brendshëm për tjetrin tek ne është jashtëzakonishtë negative dhe destruktiv, dhe nuk jep shenja të mira për të ardhmen e brezave dhe për mbijetesën e një shoqërie multietnike, ashtu siq e ka falur Zoti”, u shpreh sociologu Ali Pajaziti.
 
Pajazi poashtu shtoi se thirrjet e tilla, nuk mund ta shfaqin mendimin dhe përceptimin e të gjithë një komuniteti të caktuar, por janë shkëndija të jashtme të cilat kohë pas kohe po e udhqejnë një këtë frymë destruktive, që nuk ia donë të mirën të ardhmes së shtetit. 
 
“Këto janë vetëm shkëndija, gjegjësishtë përshfaqje të jashtme, ndërsa psikologjia kolektive e maqedonizmës si ideologji dhe si botkuptim bazohet në fryerjen e zjarreve kundër shqiptarëve, dhe kjo kultivohet në mënyrë permanente ose nga partitë të cilat janë në  mbrapa skenës, e deri tek institucionet për fat të keq shkencore arsimore dhe edukative siq ishte ASHAMI”, theksoi Pajaziti.
 
Pajaziti poashtu bërri thirrje institucioneve të vendit, që rastet e tilla, të mbesin vetëm raste të izoluara, e ku kryersit e këtyre veprave të marrin dënimin e merituar, dhe të mos jetë shëmbull I keq për rrënimin e kohezionit të brendshëm ndëretnik.
 
Poashtu Profesori Universitar Ali Pajaziti, u bërri thirrje të gjitha grupeve tjera të tifozerisë, që mos ti marrin si mësim thirrjet e tilla, sepse kjo nuk ngjason as me frymën e as me kulturën sportive. 
 
FITIM KRYEZIU