Skender Hyseni, hetim ndërkombëtarë për Kumanovën
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni...

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, të Kuvendit të Kosovës, kanë deklruar se nuk kanë marr informacione të bollshme as nga autoritetet maqedonase e as nga Agjencioni Kosovarë i Intelegjencës për atë çka ndodhi në Kumanovë më 9 dhe 10 maj.
“Minsitri i punëve të Brendëshme dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë nuk kanë pranuar as një raport të AKI-së I cili është publikuar në media. Poashtu me këtpë është spekuluar shum se si Minsitri dhe Minsitria e Brendëshme kanë qenë të njoftuara me kohë se do të ndodh kjo ose ajo dhe skan bërë as një veprim për gjoja për të parandaluar diçka që ka ndodhur në teriotorin e një shteti fqinjë. Edhe ashtu fizikisht dhe në çdo pikpamje kemi qenë të pamundësuar që të parandalonim diçka edhe pot ë kishim pasur informacione. Dhe insistoj që institucionet e Republikës së Maqedonisë të lejojnë një hetim ndërkombëtarë, arbitrim ndërkombëtarë për ngjarjen në Kumanovë” – tha minsitri i Punëve të Brendëshme të Kosovës, Skender Hyseni.
Hyseni ka vënë në dukje se autoritetet e Kosovës ende nuk e kanë numrin e saktë të shtetasve të Kosovës që kanë qenë të përfshirë në këtë incident, sepse autoritetet në Maqedoni vazhdojnë të luajnë me numra. Po ashtu ende është e vështirë të konfirmohet se kush nga pjesëmarrësit është vrarë dhe kush nga ta është i burgosur, ka thënë ministri Hyseni.
Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se ka shumë pak informacione për atë që ka ndodhur në Kumanovë.
“Kem qenë në një situate të pa volitshme, në raport me marrjen e informacioneve nga autoritetet maqedonase për gjendjen n ë përgjithsi e sot e kësaj dite kemi shum pak informacione” – tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Sipas Maxhunit të vetmet informacione që Policia e Kosovës ka marrë, është verifikimi i identitetit të shtetasve të Kosovës që policia e Maqedonisë u ka bërë pjesëmarrësve në grupin e armatosur. Lidhur me bastisjet që janë bërë nëpër shtëpitë e të dyshuarve kosovarë që kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur në Kumanovë, shefi i Përgjithshëm i Policisë ka thënë se “bastisja është ëbrë me vendim të prokurorisë. (Rejhane Bushi, TVM2)
