Përfundon trajnimi dyditor për zjarrëfikës, kandidatët do të kyçen në shuarjen e zjarreve

06.08.2025 14:14

Dalëngadalë po përfundon trajnimi dyditor...

Dalëngadalë po përfundon trajnimi dyditor i kandidatëve për zjarrëfikës që u paraqitën në konkursin e fundit qeveritar. Të gjithë kandidatët nëpër njësitë teritoriale tashmë po e përfundojnë pjesën teorike dhe prakltike.

Ata shprehen të kënaqur nga përfitimi i njohurive praktike dhe thonë se do t’u dalin në ndihmë njësive zjarrëfikëse në shuarjen e zjarreve, pa pasur pasoja dhe dëme të mëdha materiale.

“Këtë profesion e kam përzgjedhur, sepse nevojitet gatishmëri e madhe dhe guxim dhe unë jam i gatshëm ti shërbejë shtetit” – tha Jovan Gjorgjievski, kandidat për zjarrëfikës.

“Jam nga Shkupi dhe jam 18 vjeçar dhe mendojë se jam psiqikisht dhe fizikisht i gatshëm që t’i kalojë të gjitha fazat e trajnimit dhe të bëhem zjarrëfikës profesionist” – deklaroi Nikolla Jordanovski, kandidat për zjarrëfikës.

Pas përfundimit të ditës së dytë trajnuese, kandidatët do të shpërndahen nëpër njësitë territoriale zjarrfikëse në vend, ndërsa kandidatët nga Shkupi do të sistemohen në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku parashikohet të intervenojnë në zjarret e ardhshme që do paraqiten, e që nuk do të jenë të përmasave të mëdha që do të mund të ishin rrezik për jetë për ta.

“Kjo masë qeveritare është e shkëlqyeshme dhe nga ajo që mund të shohim nga trajnimet dyditore mbizotëron rinia dhe jam i bindur se të gjithë ata do të jenë zjarrfikës të ardhshëm profesionist.  Gjatë këtyre dy ditëve ne u përpoqëm të japim maksimumin, ku ata do të jenë të gatëshëm për të intervenuar në terren. Trajnimi përfshinte pjesën teorike në ditën e parë, ndërsa në ditën e dytë është pjesa praktike, ku i njohim me të gjitha aftësitë që duhet ti posedojnë si dhe ka trajnim për dhënien e ndihmës së parë” – tha Kryetari i Lidhjes së Zjarrëfikësve të Maqedonisë, Zoran Koçoski.

Në konkursin qeveritar u paraqiten gjithsej 364 kandidatë në 13 qytete të vendit, me çka pritet të plotësohen vendet e zjarrëfikësve në 28 komuna.

Nga 50 kandidatët e paraqitur fillimisht në qytetin e Shkupit, këtë trajnim e realizuan vetëm 34 persona, përderisa të tjerët u eliminuan në selektimin administrativ për shkak të dokumentacionit të parregullt.

Paga e zjarrëfikësve të rinj do të jetë në vlerë prej 24 mijë denarësh. (Rexhep Qamili, TVM2)