Klinika për trajtimin e fëmijëve në Shkup do të aplikojë arsimin formal në kushte spitalore

06.08.2025 14:31

Fëmijët që i nënshtrohen trajtimit afatgjatë...

Fëmijët që i nënshtrohen trajtimit afatgjatë në klinikën për sëmundjet e fëmijëve, do të kenë mundësi që të ndjekin procesin arsimorë. Kjo u bë e ditur nga Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, Ministri i shëndetësisë Azir Aliu, Drejtori i klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ-së SANO, duke njoftuar për futjen e arsimit fillor formal në kushte spitalore.

Kjo do të zhvillohet në dy mënyra. Në mënyrë sinkrone me mësim online, kur fëmijët do të përfshihen në repartin e tyre bashkë me mësuesit, për të ndjekur mësimin në kohë reale ose në mënyrë asinkrone, sepse jo gjithmonë mund të jenë të pranishëm në klasën e tyre. Së bashku me arsimtarin që do të jetë i përcaktuar për këtë do të merr trjatim të veçantë, përkatësisht edukim të veçantë, qoftë me detyra të shtëpisë apo me mësime të veçanta, gjithsesi në komunikim verbal me arsimtarin.” – tha Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.  

“Ne si ministri e shëndetësisë, kemi krijuar infrastrukturë në aspekt teknologjik dhe infrastrukturor që të kenë mundësi ta ndjekin arsimin në distancë. Bashkë me drejtorin dhe misnitreshën ramë dakord,  që përveç infrastrukturës dhe materialeve multi mediale, ne të bëjmë një qasje të re që të punësojmë edhe pedagog dhe psikolog, që këto fëmijë përveç infrastrukturës teknologjike dhe administrative të kenë në krah edhe eskspert të cilët do të jenë të trajnuar me të vetmin qëllim që të mund të ju ndihmojnë këtyre fëmijëve që më lehtë ti apsorbojnë materialet multi mediale.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.  

“Arsimi nuk është vetëm një mjet mësimi, por edhe një mjet kyç për stabilitetin emocional dhe ruajtjen e vetëbesimit të fëmijëve, kështu që përfshirja e fëmijëve nga spitali në arsimin formal do të thotë gjysma e shëndetit, sepse shëndeti i mirë mendorë te ata pacientë të rinjë, do të thotë se shumë më lehtë do ta kalojnë periudhën e trajtimit afatgjatë.” – deklaroi Drejtori i Klinikës së fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi.

“Dhjetë vitet tona nuk janë aq të vështira sa është një ditë e vetme për fëmijët në spital. Shpresoj dhe jam e bindur se ne në ‘SANO’ besojmë fuqishëm që me këtë projekt, me përfshirjen e arsimit formal, fëmijët do të kenë mundësi të shërohen më shpejt, më lehtë të shërohen dhe të kthehen përsëri mes shokëve të tyre.” – theksoi Marija Vuk, Kryetare e OJQ - “SANO”, shoqatë kjo që ndihmon fëmijët me kancer.

Aktualisht, në këtë departament të Klinikës së Fëmijëve ka rreth 20 fëmijë në trajtim afatgjatë. Trajtimi për këta fëmijë zgjat deri në dy vjet, ndërsa në gjashtë muajt e parë ata duhet të jenë të hospitalizuar. (Abibe Qaili, TVM2)