Maqedoni

Zgjedhje lokale, paqartësia ligjore detyron të pavarurit të kthehen në parti

06.08.2025 15:53

Fati i listave të pavarura për zgjedhjet lokale...

Fati i listave të pavarura për zgjedhjet lokale do të bëhet i ditur vetëm pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën të ditur se atë ditë do të mbajë një seancë publike ku do të miratohet kalendari zgjedhor dhe do të jepen të gjitha udhëzimet përkatëse, përfshirë procedurat për kandidatët e pavarur.  
 
“Do të veprojmë sipas ligjit. Ditën e shpalljes së zgjedhjeve lokale, do të mbajmë një seancë publike në të cilën do të miratojmë orarin për të gjitha aktivitetet që lidhen me zgjedhjet lokale. Do të përcaktojmë kalendarin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore dhe do të japim të gjitha udhëzimet përkatëse, përfshirë ato që lidhen me kandidimin e kandidatëve të pavarur. Do të ketë udhëzime për Komisionet Komunale Zgjedhore ku dorëzohen kandidaturat” theksojnë nga KSHZ-ja. Ata gjithashtu shtuan se do t'i përmbahen plotësisht dispozitave në fuqi të Kodit Zgjedhor.
 
Në mungesë të qartësisë ligjore, disa iniciativa qytetare nga Shkupi tashmë kanë nisur procesin e formimit të partive politike, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në zgjedhje.
 
“Qytet i gjelbër dhe human”, si dhe nisma “Shansi për Qendrën”, së bashku me grupet “Të pavarurit për Karposhin” dhe “Të gjelbrit nga Gazi Baba”, kanë nisur mbledhjen e 1.000 nënshkrimeve të nevojshme për themelimin e një partie.
 
“Është një presedan i plotë, nuk kam fjalë, kemi heshtje nga të gjitha anët, nuk kemi një interpretim autentik, nuk kemi asnjë qëndrim të KSHZ-së, i cili thotë se pasi të shpallen zgjedhjet do ta thonë qëndrimin e tyre. Po a është e mundur që dy-tre ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale ne të mos mundemi apo mos të kemi ndonjë definicion se si do të mund të kandidojmë. Në atë drejtim dhe pas një lufte dy mujore me institucionet, nga bisedat me grupet të ndryshme parlamentare, ne jemi gjendur në një situatë të mund të fillojmë me formimin e një partie politike. Ne do të gjejmë mënyra, sado që mundohen që në mënyrë jodemokratike të na fshijnë, ne do të gjejmë mënyra”, u shpreh kandidatja e pavarur për Karposhin, Tanja Stojanovksa.
 
VMRO-DPMNE presin që zgjidhje për këtë situatë të jep KSHZ. Sipas partisë në pushtet çdokush ka të drejtë të merr pjesë në zgjedhje në çfarëdo mënyre që dëshiron, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që në tëardhmentë përkrahin ndonjë kandidat të pavarur. 
 
“Mbetet një paqartësi në ligjin, në pjesën e kandidaturave të kandidatëve dhe listave të pavarura. Pres që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të del me një propozim për tajkalim të këtij problemi, ashtu që do të kenë atë që iu takon në bazë të normave të Maqedonisë së Veriut të mund të kandidohen si të pavarur dhe në atë mënyrtë ska nevojë të formojnë parti politike. Përndryshe, si parti politike kemi qëndrim se nuk kemi asgjë kundër. Secili në Maqedoni të Veriut mund të jetë i zgjedhur dhe të zgjedh dhe ai vet do ta vendos për rrugën për të cilën mendon se është më e mira për të. Për momentin jemi të koncentruar në bisedimet me parnerët tanë tradicional të koalicionit dhe me partnerët tanë të koalicionit qeveritar, por nuk përjashtojmë mundësi edhe për mbështetjen e një kandidature të tillë”, theksoi Brane Pertushevski nga VMRO-DPMNE.
 
Edhe LSDM me qëndrim të njejtë. Në një shtet demokratik sipas LSDM-së gjithkush ka të drejtë të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur, ndaj e përkrahin të drejtën e kandidatëve të pavarur të vendosin se në çfarë mënyre do të marrin pjesë në zgjedhje. 
 
“Normalisht kjo është demokraci, LSDM është parti demokratike. Prandaj, secili qytetarë normalisht ka të drejtë për angazhim politik, ajo është pjesë e Kushtetutës dhe kjo sigurisht se duhet të respektohet. Secili ka të drejtë për aktivizëm dhe të angazhohet politikisht. LSDM gjithmonë garon në koalicion me qytetarët dhe me ata që janë parnterë tradicional të koalicionit”, u shpreh Jovica Jankoviç nga LSDM. 
 
Përndryshe, çështja me listat e pavarura zgjedhore u bë aktuale pasi Gjykata Kushtetuse shfuqizoi dy nene të Kodit Zgjedhor, ndërsa Parlamenti nuk pati konsensus për të rregulluar këtë çështje.
 
ERSAN PAJAZITI