Maqedoni
Aliu, mbështet kërkesën për sistemstizimin e infermiereve
06.08.2025 16:15
Kërkesa e motrave medicinale për sistematizim në institucionet shëndetësore...

Kërkesa e motrave medicinale për sistematizim në institucionet shëndetësore të vendit, ka gjetë mbështetje tek Ministri I Shëndetësisë Azir Aliu. Ai tha se dikasteri të cilën është duke e udhëhequr, në bashkëpunim me institucionet relevante të vendit, janë duke punuar intenzivishtë në ligjin për motrat medicinale, në të cilën priten të përfshhien plotë 15 ligje, nga të cilat 12 do të jenë të përpunuara, ndërsa 3 ligje të reja do të hynë në fuqi.
“Tanimë jemi duke punuar ligjin për motrat medicinale, ku plotë 12 ligje aktuale do të përpunohen, ndërsa tre ligje te reja do të hynë në fuqi, dhe ky process administrativ është në fazën e hartimit. Deri më tani kemi realizuar diku mbi 1500 testime, dhe procedura e selektimit dhe të sjelljes së ligjeve, disa do të procesohen menjëher, ndërsa pjesa tjetër e procedurës për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, do të duhet të procesohen pas zgjedhjeve, sepse ashtu na thotë ligji, dhe nuk kemi të drejtë të veprojmë në kundërshtim me procedurat ligjore”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.
Ministri Aliu poashtu foli edhe për rastin e rëndë që ndodhi në Spitalin Psikiatrik në Bardovc, ku një I dënuari i shtruar në këtë spital vrau një pacient me një shishe qelqi, ku tha se ky rastë vetëm do të duhet të jetë një mësim për të gjitha institucionet e vendet për investime të domoddoshme të cilat duhet të bëhen në shëndetësi.
“Ju e dini se unë para më shumë se një muaj, unë publikishtë me publikimin e fotografive dhe me teks, kamë thekësuar se aty duhet të realizohen investime të mëdha, edhe në aspektin e infrastrukturës, por edhe në përforcimin e kapaciteteve njerzore. Ky rast vetëm do ta përshpejton procesin e investimit, por të gjithë ne duhet të mësojmë, dhe unë jamë për atë që të krijojmë politika dhe Ministria të intervenon pas rasteve të tilla. Këtu do të duhet të përfshihet edhe fakti se personat me diagnoza të tilla, dhe me vepra të tilla penale të mos mund të dalin jashtë, e që në rastin konkret për fat të keq kjo ndodhi atë natë, por procedura është duke rrjedhë”, theksoi Aliu.
Këto prononcime Ministri Aliu i bëri gjatë prezantimit të iniciativës që fëmijët që kanë qëndruar në Klinikën e Fëmijëve për një kohë të gjatë do të jenë në gjendje të ndjekin mësimet online edhe atë nga muaji shtator.
FITIM KRYEZIU
