Ditmir Bushati: Pengimi i integrimeve sjell rreziqe për Ballkanin

18.05.2015 16:33

Procesi zgjedhor dhe reformat në drejtësi janë dy shtyllat kryesorë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian...

Kjo ishte porosia e Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johanes Han dhe ministrit të Jashtëm të Letonisë  Rinkevics, si vend kryesues me BE-në, pas takimit të shtatë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE.

Poashtu ata theksuan se zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të jenë thelbësore për të vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në konsolidimin e demokracisë.

“Shpresoj që politikanët shqiptarë, të mësuar me retorika të forta, të qetësohen. Këto zgjedhje, sikurse në vitet e kaluara, do të monitorohen nga BE¬ja. Shpresojmë që ato të jenë sipas standardeve. Mendoj se është përgjegjësi për qytetarët shqiptarë. Do të ketë një grup vëzhguesish nga OSBE-ja dhe jam I kënaqur, shpresoj që raporti do të përmbushë pritjet tona”- tha Komisioneri për Zgjerim të BE-së,  Johannes Hahn.  

“Po absolutisht i kemi konsideruar këto zgjedhje si një hap të rëndësishëm. Politikanët janë mësuar me retorika shumë të forta, ndoshta duhet të qetësohen pak deklaratat dhe të vijohet me procesin politik” – tha Ministri i Jashtëm i Letonisë,  Edgards Rinkevics.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm shqiptarë, Ditmir Bushati garantoi se Qeveria Shqiptare është duke punuar me të gjithë kapacitet për të realizuar sa më pare kërkesat e paraqitura nga BE.Ndërsa ka vënë në dukje rreziqet që sjell bër ballkanin ngecja e proceseve integruese.

“Ngjarjet e fundit në rajon, kanë treguar rreziqet e pengimit të integrimit për Ballkanin. Ne kemi shkëmbyer pikëpamje për zhvillimin në rajon dhe kemi ndarë mendimin se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë jetike për integrimit” – tha ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati.

Në kontekstin e sfidave gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, është e nevojshme që BE-ja të japi një mesazh politik të qartë për forcat politike reformuese në rajon ka thënë Minsitri Bushati. (Gyltene Sinani, TVM2)