Maqedoni

Këshilli i ministrave, Stoltenberg: Protestat pjesë e shoqerisë demokratike

18.05.2015 16:49

Shkupi zyrtar të ketë kujdes më të madh me situatën e krijuar në Maqedoni...

Shkupi zyrtar të ketë kujdes më të madh me situatën e krijuar në Maqedoni, respektivisht pas asaj që ndoshi në Kumanove si dhe të shfrytëzoj mekanizma adekuat për daljen e vendit nga kriza. 
 
Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  para fillimit të takimit të Këshillit të Ministrave në Bruksel.
 
Qeveria duhet të kuptojë se protestat janë pjesë e demokracisë, ndërsa është pikërisht qeveria ajo e cila duhet të evitojë cdo krizë, duke mos lënë hapsirë për  përshkallzimin e krizës politike, ka thënë Stoltenberg.
 
 
“Unë fuqishëm besoj se protestat e qeta janë pjesë e shoqërisë demokratike, por më me rëndësi është që të mos ketë dhunë, të sigurohet funksionimi demokratik i institucioneve si dhe sundimi I ligjit,  me qëllim të shmangjes së esklaimit të mëtutjeshëm të krizës në Maqedoni”, tha Jens Stoltenberg,  Sekretar i përgjithshëm i NATO-s
 
Ndërkaq dy kreret e partive më të mëdhaja maqedonase, Gruevski dhe Zaev, nesër do të takohen me eurokomesarin Han si dhe funksionarët  të tjerë në Bruksel, për të diskutuar mbi situatën politike në vend.
 
Sipas eurodeputetëve dhe ekspertëve ndërkombëtare, Maqedonia kësaj rradhe do të marrë notë shumë të dobët në në të gjitha fushat në raport progresin dhe sipas tyre, as që do të vjen në konsideratë marrja e datës së fillimit të bisedimeve.
 

NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU